Rritja e popullsisë në Kinë ka rënë pothuajse në zero teksa gjithmonë e më pak çifte vendosin të kenë fëmijë, gjë e cila nga ana tjetër po sjell një popullsi në plakje e një krah punë që po tkurret.
Kjo e ka alarmuar qeverinë kineze, ndaj ka nisur t’u bëjë presion çifteve të reja që të bëjnë fëmijë që në vitin e parë të martesës. Në një postim në internet një grua raportonte se ishte marrë në telefon nga autoritetet lokale dhe ishte pyetur nëse është shtatzënë duke sjellë kështu reagime të shumta.
Debati vjen pas deklaratës së Presidentit Xi Jinping në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste javën e kaluar se Kina do të vendosë një politikë për të rritur normat e lindjeve dhe për të përmirësuar strategjinë e zhvillimit të popullsisë së vendit.
Qeveria komunale e Nanjing dhe Komisioni Kombëtar i Shëndetit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese të Reuters për koment.