13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Bllazheviq kishte bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari

Rekomandime

Kosova i kishte mbetur në zemër trajnerit Mirosllav Çiro Bllazheviq edhe pas përfundimit të eksperiencës së tij tek FC Prishtina.

- Advertisement -

Në vitet e 80-ta trajneri legjendar e kishte drejtuar me sukses klubin Bardhekaltër, të cilit ia kishte siguruar qëndrimin në ligën elitare të ish-Jugosllavisë.

E Qiro nuk e kishte harruar vendin tonë edhe pasluftës, kur ishte i rrënuar totalisht.

Disa vite pasluftës, trajneri kroat, i cili ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm, e kishte vizituar Kosovën.

- Advertisement -

Në vitin 2004, Bllazheviq ndër të tjera kishte bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Ai ishte i shoqëruar nga trajneri Ajet Shosholli, siç shihet edhe në fotografi, ndërsa prapa tyre gjendet i ndjeri, ish-futbollisti i njohur Fadil Vokrri.

- Advertisement -

Bllazheviq u shua sot pas një betejë të ashpër me kancerin, i cili e kishte prekur që nga viti 2011.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit