Në vazhdën e një sërë rekomandimesh të ofruara nga KEDS për konsumatorët tanë për kursim të energjisë, një sugjerim i radhës na vjen se si të kursejmë rrymë përmes përdorimit të poçave elektrikë.
Sipas një studimi, mesatarja e poçave elektrikë në një objekt banimi është 20 sosh. Shpenzimi i përgjithshëm i poçave elektrikë të zakonshëm llogaritet të jetë rreth 7% e faturës totale mujore të energjisë elektrike.
Ekspertët e elektroenergjetikës në KEDS rekomandojnë të bëhet zëvendësimi i poçave elektrikë të zakonshëm me ata efiçientë. Zëvendësimi i 20 poçave të zakonshëm 20Watt me 20 poça efiçientë LED 7 Watt, nënkupton kursim të energjisë elektrike për 23.4 kW/h në muaj, ose 3,59 euro.
Nëse këtij rekomandimi i përmbahen 100.000 konsumatorë, atëherë brenda muajit arrijmë të kursejmë 2340 MW/h.
Bashkë mund të bëjmë ndryshime pozitive. Bëje ndryshimin: përmbaju këtyre instruksioneve!
Mos harroni ta vizitoni edhe uebfaqen: https://kurserrymen.com/ për të mësuar se si të bëni kursimin e rrymës