KEDS & KESCO, kanë filluar përgatitjet për integrimin e një prej sistemeve më të fuqishme të kohës në aspektin softuerik të ndërmarrësive-Enterprise Resource Planning (ERP) Systems, apo Planifikimi i Burimeve Sipërmarrëse. Ky është projekt gjithëpërfshirës i cili integron funksione të ndryshme të një ndërmarrjeje në një sistem të vetëm.
Bashkëpunimi me SAP, i cili është një nga prodhuesit kryesorë në botë të softuerit për menaxhimin e proceseve të biznesit, është hapi yni i radhës në aspektin e digjitalizimit, përmes sistemit ERP të krijuar nga ky prodhues.
Zgjidhjet e ofruara nga ERP, do të automatizojnë dhe thjeshtësojnë të gjitha proceset duke reduktuar përpjekjet manuale. Përpos kësaj, kjo teknologji do të rrisë saktësinë dhe do të reduktojë gabimet, për të ofruar të dhëna reale dhe analitike në kohë rekorde.
Ky sistem do të ndikojë dukshëm edhe në shërbime më të mira ndaj konsumatorëve tanë, duke ndihmuar në dhënien e zgjidhjeve të shpejta rreth pyetjeve apo çështjeve tjera të ngritura nga ta.
Ne përmes këtij sistemi synojmë rritjen e transparencës, produktivitetit dhe efikasitetit në të gjitha proceset e kompanisë, si parametra që do të rrisin qëndrueshmërinë në të gjithë zingjirët e funksionimit.
KEDS dhe KESCO, do të jenë gjithmonë në hap me kohën, duke ofruar lehtësim për punonjësit tanë, por edhe në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për konsumatorët.