1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Haxhiu për reagimin e saj ndaj deputetit të PDK’së: I matur, pavarësisht ashpërsisë së fjalëve

Rekomandime

Ministrja Albulena Haxhiu ka folur pas reagimit të saj që bëri ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, për rastin Dehari, dje në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se reagimi i saj ndaj, siç i quante ajo, shpifje të deputetit Berisha, ishte i matur, pavarësisht ashpërsisë së fjalëve të saj.

- Advertisement -

“Ajo çfarë ndodhi dje, ishte situatë jo e zakonshme. Sidomos kohëve të fundit kanë filluar të shpeshtohen deklaratat e pamatura, akuzat e shpifjet dhe kjo s’ka të bëjë fare me lirinë e fjalës, por është tendencë e radhës, që të hidhen akuza të vazhdueshme që ndërlidhen pastaj me rastin Derharit.

Nëse Berisha dëshiron që të flasë ashtu, le të thërras konferencë për media e të bëjë akuza e shpifje sa të duash. Ishte reagim i matur, pavarësisht ashpërisë në fjalët që kam thënë”, tha ajo.

Tutje, Haxhiu tha se PDK dhe LDK nuk kanë asnjë të drejtë morale të flasin për rastin e Astrit Dehari, pasi thotë se ai është vrarë në kohën kur këta kanë qenë në Qeveri.

- Advertisement -

“Qëllimi i tij ishte që të keqpërdoret edhe njëherë kjo temë. Prandaj as PDK as LDK nuk kanë asnjë të drejtë morale të flasin për këtë çështje. Pasi Astrit Dehari është vrarë në kohën kur këta kanë qenë në Qeveri”.

Ndryshe, dje në seancë, Haxhiu iu drejtua deputetit Berisha duke i thënë “Marrë të koftë”.

- Advertisement -

Më pas, ministrja Haxhiu iu drejtua opozitës dhe tha se “do ua ndalonte me ligj të flisnin për Astrit Deharin”.

“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin… sepse ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ju… Prandaj asnjë fjalë për Astrit Deharin, as edhe një fjalë, sepse ju i keni duart e lyme me gjak… Marre, duhet me pas pak ftyrë, në kohën e juve është vrarë Astrit Dehari”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit