Para vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiq bisedon me Erdoganin

0
49

Një ditë para takimit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë ku pritet të diskutohet plani franko-gjerman, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është konsultuar me homologun e tij turk, Recep Taip Erdogan.

Këtë e ka kumtuar vetë presidenti serb i cili ka thënë se me presidentin erdogan kanë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale, rajonale dhe globale.

Po ashtu Vuçiq thotë se e ka informuar Erdogani për qëndrimin e Serbisë para vazhdimit të dialogut me Kosovën.

“Ne ramë dakord se gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe se do të japim një kontribut të fuqishëm në stabilitetin rajonal përmes forcimit të marrëdhënieve serbo-turke”, thuhet në njoftim.

Më 27 shkurt do të ketë takim në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.