Deklarata e kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, se janë rritur pagat për 100 euro ka shkaktuar jo pak zemërim tek mësimdhënësit.
“Nuk jemi shumë të kënaqur me këtë rritje prej 100 euro, por shpresoj që të rritet kjo shumë viteve në vijim. Borxhlisë të keq thojnë nëse mundesh bile bishtin e sakicës merrja”, deklaroi ditë më parë Jasharaj.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe mësimdhënësi Mustafa Hoti nga shkolla “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe, i cili e quan të turpshme deklaratën e Jasharajt.
“Turpi i Kryetarit të Sindikates të Arsimit z.Rrahman Jashari i cili gënjen për rritjen e pagave”, ka thënë Hoti për Albanian Education.
Ai ka shtuar tutje se punëtorve të pa diplomuar ju kanë rritë pagat për 30%. /Albanian Education