6.6 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Konjufca: Reciprociteti ndaj Serbisë është gati dhe do të vendoset

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka folur në lidhje me reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë, të cilën e kishte paralajmërua muaj më parë kryeministri Albin Kurti.

Konjufca ka deklaruar se Qeveria e ka gati reciprocitetin dhe do ta vendos gjatë këtij mandati, duke theksuar se reciprociteti nuk bëhet vetëm me një nënshkrim.

- Advertisement -

“Nëse doni të ja fillojmë prej reciprociteti, atëherë unë mendoj se ai është 100% i mundshëm dhe i gatshëm dhe kryeministri e ka shpjeguar se reciprociteti do të bëhet gjatë këtij mandati dhe ai nuk është një mekanizëm ku merret vendimi aty për aty me një nënshkrim“, ka thënë Konjufca në T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit