18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rakiq përshëndet Hotin dhe ministrat në gjuhën shqipe

Rekomandime

Ka filluar takimi koordinues i Qeverisë së Kosovës me kryetarët e komunave.

Në këtë takim do të flitet për situatën me pandeminë, fillimin e vitit të ri shkollor si dhe mbështetjen financare të Qeverisë për komunat.

- Advertisement -

Takimi është organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal, derisa, i pari i kësaj ministrie, Goran Rakiq që është edhe zëvendëskryeminisër i Kosovës ka folur i pari para të pranishmëve.

Derisa Rakiq foli para kryeministrit Avdullah Hoti, Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, atij të Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetarëve të komunave në gjuhë serbe, të njëjtit vendosi që t’i përshëndet në gjuhën shqipe.

Rakiq në të gjitha paraqitjet e tij publike flet vetëm në gjuhën serbe./GazetaExpress/

- Advertisement -

Video nga minuta 06:46

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit