Anëtari i KQZ-së nga PDK, Ilir Gashi ka publikuar një video të djalit të vëllait të tij, Jonit.
Në këtë video, Joni shihet duke u përshëndetur me shokët e shoqet e klasës, si dhe me mësuesen.
Me lot në sy Joni është ndarë nga shokët e tij të klasës, pasi që prindit e tij kanë vendosur që për jetë më të mirë të emigrojnë në Gjermani.
“Joni (djali i vëllaut) me lotë në sy ndahet nga shokët e shoqet e klases! Skena ku boshatisën shkollat, s’do të doja as të shoh e as të përesiritën! Me ta këput shpirtin. Paq fat loqka xhaxhit.” – ka shkruar Gashi.