9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kush është Peter Beyer, deputeti gjerman që mposhti sot ish-spiunin rus

Rekomandime

Kundërshtar i ndarjes së Kosovës e përkrahës i liberalizimit të vizave për kosovarët. Ky është me pak fjalë, deputeti gjerman, Peter Beyer, i cili nga sot do të raportojë për Kosovën në Këshillin e Evropës.

- Advertisement -

Deputeti gjerman i partisë së kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, sot është zgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, duke mposhtur kështu në këtë garë ish-spiunin rus, Aleksander Kondatrijev. Zgjedhjen e tij në këtë post e kanë përshëndetur edhe nga vetë Këshilli i Evropës.

“Përgëzime për Peter Beyer, i cili sot është zgjedhur raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës”, thuhet në reagimin e CoE në twitter.

Por kush është gjermani, Peter Beyer, dhe cilat janë qëndrimet e tij në raport me Kosovën.

- Advertisement -

Historikisht CDU-ja e kancelares Angela Merkel ka qenë një prej partive që ka përkrahur Kosovën në rrugën e shtetësisë. Kësaj ombrelle politike i përket edhe Peter Beyer.

Beyer ka lindur më 25 dhjetor të vitit 1970, është i specializuar në fushën e drejtësisë. Përveç dy universiteteve në Gjermani, Beyer gjithashtu në vitin 2001 ka magjistruar në Universitetin e Virgjinias në fushën e Drejtësisë. Ndaras politikës, Beyer punon edhe në një zyrë ligjore në Koln të quajtur “Mayer Brown”.

- Advertisement -

Në vitin 2009, Beyer është zgjedhur deputet në Bundestagun gjerman, ndërkohë që nga prilli 2018, shërben si koordinator transatlantik për bashkëpunim në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme në qeverinë e kanelares Merkel.

Beyer është një prej deputetëve gjerman i cili e viziton më së shpeshti Kosovën. Është fuqishëm kundër korrigjimit të kufijve si ide për arritjen e një zgjidhje finale të problemit shumë vjeçar Prishtinë-Beograd.

Ndërkohë në vizitën e fundit në Prishtinë, nga zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Beyer kishte thënë se liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë e Krishtlindjeve për kosovarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit