-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

E shkarkuar nga Kurti e Osmani, Edi Rama e propozon për Kryespiune

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama e ka propozuar Vlora Hysenin për Drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë. Ajo ishte zëvendëshefe e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilën e ka shkarkuar Kryeministri Albin Kurti.

Rama ka thënë se kredibiliteti që sipas tij, e ka Hyseni në komunitetin e inteligjencës e bën ata të jetë në krye.

- Advertisement -

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës, para dy vjetësh, nuk ishte bërë e ditur arsyeja e shkarkimit të Vlora Hysenit. Aty vetëm thuhet se zëvendësdrejtoresha e deritashme e AKI-së obligohet që ta bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar dhe t’i ruajë të gjitha informacionet që i ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas shkarkimit, Hyseni ishte bërë menjëherë këshilltare e Kryeministrit të Shqipërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit