23.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

“Rikthimi” SHIK-ut te kosovarët, Latifi: Bajram Curri e themeloi Shërbimin Informativ

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka propozuar Vlora Hysenin për drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Ajo është nga Kosova dhe ka shërbyer si zëvendës-shefe e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, deri kur u shkarkua nga Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, në vitin 2021.

- Advertisement -

Propozimi për emërim i kosovares në krye të inteligjencës shqiptare, profesorit Blerim Latifi i ka kujtuar se drejtori i parë i Shërbimit Informativ të Shqipërisë ishte Bajram Curri nga Kosova.

“Edi Rama paska propozu një kosovare për ta drejtu SHISH( Shërbimi Informativ i Shtetit). Ky lajm më kujtoi një fakt historik pak të njohur: Themeluesi dhe drejtuesi i parë i Shërbimit Informativ në historinë e shtetit shqiptar po ashtu ka qenë një kosovar: Bajram Curri. Fakti se Currin kurrë nuk ia patën dalë ta rekrutonin ose blinin armiqtë e kombit shqiptar, na e dëshmon se ai ishte me plot meritë në atë detyrë. Siç tregon Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij, kur njëherë serbët u munduan ta bëjnë për vete, Bajram Curri u ishte përgjegjur:

“Deri më tani kam qenë armiku juaj, dhe i tillë jam edhe sot e kësaj dite. Kosova e robëruar mua do më shohë ose në arkivol, ose si ngadhënjimtar! Ndryshe s’bëhet!’”, ka shkruar Latifi në Facebook.

- Advertisement -

Rama ka njoftuar sot se ia ka dorëzuar Presidentit Bajram Begaj propozimin për emërimin e Hysenit. Sipas Ramës, kredibiliteti ndërkombëtar i saj në fushën e inteligjencës e bën të denjë për të ardhur në krye të SHIK-ut të Shqipërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit