11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Burimet e sigurta’ të Hoxhës së VV-së: Vuçiçi dhe të gjithë serbët e duan Asociacionin që ua jep Albini

Rekomandime

Elvis Hoxha i VV-së ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe të gjithë serbët e duan Asociacionin që ua jep kryeministri, Albin Kurti.

- Advertisement -

Ai thotë se këtë e ka mësuar nga burime të sigurta.

Hoxha ka vazhduar me kritika ndaj ish-kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilët sipas tij, Vuçiqi i dëshironte ata që të nënshkruanin.

Më tej, Hoxha thotë se Vuçiqi me Thaçin dhe Isën qeshnin shumë dhe nënshkruanin marrëveshje brenda ditë dhe nuk qëndronin 12 orë siç bëri Kurti në takim me Vuçiqin.

- Advertisement -

Shkrimi i tij:

Nga burime të sigurtë, Vuçiçi dhe të gjithë serbët e duan asociacionin që u jep Albini. Por, Aleksandari nuk nënshkruan. Ai dëshiron të nënshkruajë vetëm me Hashën dhe me Isën. Ia paska treguar sekretin një këshilltari të tij të afërt. I pëlqente shumë kur nënshkruante me ata të dy. Qeshnin më shumë, ishin më të kënaqur, i shtrëngonin duart më fort, nënshkruanin shumë marrëveshje brenda ditës, kalonin më shpejt nga nënshkrimi në nënshkrim, ndërronin muhabet. Nuk rrinin 12 orë me një muhabet. Kënoqeshin tu nënshkru e t’u bo foto.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit