19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Behrami e shkërmoq bokserin serb, fiton bindshem

Rekomandime

Boksieri kosovar Patriot Behrami po vazhdon të shkëlqejë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Antalia të Turqisë.

- Advertisement -

Ai në meçin e parë në këtë eveniment u ballafaqua me boksieri nga Serbia Milan Brankovic ku gjatë tre raundeve arriti ta rrahë serbin për ta mposhtur bindshëm.

Behrami në një bisedë për Zëri.info ka treguar sesi arriti ta fitojë këtë meç dhe për pritshmëritë që ka në Kampionatin Ballkanik.“E kam ditur rëndësinë e atij meçi, por nuk kam pasur aspak presion. E kam ditur çka dua, çka mundem dhe kam treguar gjithçka nga vetja ime, kështu që arrita ta fitoj atë meç“, ka thënë Behrami, duke shtuar se në këtë kampionat pret shumë suksese.

“Kampionati Ballkanik është mjaft i fortë dhe në kategorinë time ka konkurrencë shumë të fortë, ku shumë garues janë pjesëmarrës në lojëra Olimpike dhe Botërore, por unë shpresoj që do të arrij te objektivi im”, ka përfunduar Behrami, i cili vërtet po dëshmon cilësi të larta.Në Kampionatin Ballkanik janë duke marrë pjesë 11 shtete.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit