Gazetari Abdylvehap Ejupi u shpreh gjatë një interviste televizive se nëse Rusia do të suImojë anijet me grurë që nisen nga Ukraina, do të ketë një reagim nga Turqia, i cili do të jetë fataI për shtetin rus.
“Nëse Rusia suImon anijet me grurë, do ketë reagim nga Turqia së bashkë me Kombet e Bashkuara, së bashkë me vende të tjera të marrin një vendim për sanksione edhe më të tepërta. Sanksionet e Turqisë do ishin fatale për Rusinë”, tha ai.
Gazetari sqaroi me tej se autoritetet turke janë në kontakt të vazhdueshëm me palën ukrainase dhe ruse.
“Turqia bëri thirrje në një komunikatë sot që përkrah marrëveshjen e realizuar për grurin edhe është në kontakt të vazhdueshëm me palën ukrainase dhe ruse”, u shpreh më tej gazetari.