2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjysmën e shtëpive të kosovarëve duhet me i rrxu përtoke

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Paslufte, kosovarët me shtëpitë e rrënuara nga Serbia, vazhaduan me një stil tjetër, të ndërtojnë ku të munden. E rëndësishme shtëpia të jetë sa më e madhe.

Nevojat u përmbushën qysh disa vjet paslufte, kryesisht me donacione dhe nga diaspora. Por, avazi vazhdoi. Çdokush që kishte tokë, nuk e pa më si tokë bujqësore apo industriale, por vetëm për ndërtim.

Në Kosovë cdo vit po lindin nga 20 mijë fëmijë, ndërsa vdesin afro 10 mijë veta. Pra, shtimi natyror është rreth 10 mijë. Por, cdo vit emigrojnë drejt përendimit rreth 22 mijë veta.

- Advertisement -

Pra, ne tkurremi minimum me 12 mijë persona, ndërkohe, janë duke u ndërtuar mbi 30 mijë shtëpi e banesa çdo vit.

Edhe paret që kanë me u fitu prej tyne deri në 20 vjetet e ardhshme janë të investume aty. Secili i ka bë nga 2 e 3 shtëpi me vlerë kapitale zero, shumica e te cilave jane thatë.

- Advertisement -

Ato të banuarat, janë të palyera e të paizoluara, per ibret. Kjo, sepse në vend me i ndërtu shtëpi njëkatëshe, i ndërtojnë nga 3 kat e nuk mund ti përballojnë, duke i lënë 2 kat thatë. Familjarët po iu mërdhihen nga ky salltanet, vetëm për ta ngopur synin e për tia shti inatin kojshisë. Mentalitet barbar.

Për ndertimin e tyne, toka bujqesore po shkatërrohet komplet.

Me këtë qasje bash asnjë mundësi me u zhvillu nuk e kena, pasi secilin cent e kena të bllokume. Këtu duhet ndërhy me politika ekonomike. Cdo hapësirë mbi 100 metra katrorë duhet me e tatu së paku 10 euro për metër. Vetëm kështu ndalet ky hov. Ndryshe, pas 10 vjetësh krejt kanë me qenë gërmadha të mbulume prej mykut. Madje, shumë prej tyne midis Prishtine.

Politika e taksave do ti zhdukte gjysmën e tyre, pasiqë janë të panevojshme.

Ne kemi nevojë për tokë bujqësore e jo për gërmadha të thata. Qeveria duhet t’ua vë kusht atyre që ndërtojnë shtëpi që ti izolojnë ato, ngase shëndeti i kosovarëve, sidomos gjatë dimrit është shumë i rrezikuar.

Me këto politika, pos rrallimit, shtëpitë edhe do të zvogëloheshin si gjithkund në botë, përderisa investimet do të barteshin në biznese, sidomos në industri prodhuese ku kemi nevoja jetike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit