Kombëtarja e Marokut, që shkaktoi sensacion në Kampionatin Botëror “Qatar 2022” duke “rrëmbyer” vendin e katërt në këtë kompeticion, ka befasuar sërish.
Skuadra afrikane e ka mposhtur Brazilin, në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua mbrëmjen e së shtunës.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Walid Regragui, fitoi me rezultat 2:1.
E pikërisht ishte ky i fundit ai i cili foli rreth ndeshjes.
Regragui, tha se e arritën fitoren në muajin e madhërishëm të Ramazanit.
“E mposhtëm Brazilin, në mes të muajit të Ramazanit, pas faljes së Taravive. Është çmenduri”, tha ai.
Trajneri theksoi se kjo ndodhi disa orë pasi futbollistët e tij bënë iftar.
Ai shtoi se arritën të triumfojnë ndaj “vendit të futbollit”, shkruajnë mediat e huaja.