22.2 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Shkallon keq kryeministri Slloven, krahason Biden-in me Millosheviqin

Rekomandime

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, është përfshirë direkt në zgjedhjet presidenciale amerikane duke përkrahur hapur Donald Trump, raporton Express.

- Advertisement -

Madje Jansha ka shkuar aq larg sa që ka krahasuar kandidatin demokrat, Joe Biden me ish kreun famëkeq të Serbisë, Sllobdan Millosheviqin.

Këtë krahasim Jansha e ka bërë ndaj një amerikani i cili ka thënë se është e dukshme që Joe Biden do t’i fitojë 100 për qind të votave të mbetura.

“Siç kishte provuar Millosheviqi t’i marr 120% në vitin 2000”, ka shkruar Jansha.

- Advertisement -

Kryeministri slloven gjithashtu ka reaguar mbrëmë në llogarinë e tij zyrtare, duke thënë se është e qartë që Trump po fiton.

Një postim të tillë ia ka bërë të padukshëm twitter meqenëse konsiderohet si dezorientim dhe informacion i rrejshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit