19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Adem Grabovci është bërë pishman që ka votuar për Gjykatën Speciale

Rekomandime

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëri prej ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Grabovci, i ftuar sot në emisionin “Info Magazinë”, në Klan Kosova, ka thënë se duke i parë skenat e sotme të arrestimit të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, është i penduar që është njëri prej deputetëve që e kanë votuar Gjykatën Speciale.

- Advertisement -

Grabovci ka thënë se në kohën që ai ishte njëri prej deputeteve që ka votuar për formimin e kësaj gjykatë, ka besuar se është në interes të qytetarëve të vërtetohet dhe pastrohet lufta e UÇK-së, sepse më këtë veprim do të ndriçohet lufta e pastër. Ai ka thënë se është thellësisht i bindur se UÇK-ja nuk ka bërë krime në Kosovë, sepse veç me mendu që kanë bërë krime është absurde.

“Përfaqësuesit e Gjykatës Speciale le t’i mendojnë mirë veprimet e tyre, mos të përdorin standarde të dyfishta. Veprimet e tyre janë më shumë provokuese, se sa janë si procedurë, të gjitha këto procedura janë duke ju shkelur qytetarëve të Kosovës me veprimet e fundit”, ka thënë ndër të tjera Grabovci.

Ai ka thënë se ajo që po ndodhë me këto gjykime është një paradoks në vete, një absurditet , ku viktima po cilësohet si agresor, ndërkohë që agresori po trajtohet si viktimë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit