2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kurti: Nuk jam për t’i shtypur serbët, por nuk mund të kemi super-minoritet në Kosovë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit, duke u shprehur i pakënaqur për pamundësinë e lëvizjes së lirë të kosovarëve në zonën shengen.

- Advertisement -

Në një intervistë në Top Channel, Kurti ka thënë se ky proces do të marrë fund më 1 janar të vitit 2024 pasi Kosova është vendi i fundit në Evropë që vazhdon të ketë regjim vizash për qytetarët, e që sipas tij, kjo po bëhet padrejtësisht.

“Nëse ka diçka që nuk jemi të kënaqur me çfarë kemi bërë deri më tani, është fakti që edhe më tej Kosova vazhdon të mos ketë liberalizim të vizave, por prapë lajm i mirë është që nga 1 janari i vitit të ardhshëm ky nuk do të jetë më rasti. Më në fund pra gati mbi 5 vite pasi që Komisioni Evropian për herë të parë tha që “Kosova i ka plotësuar 95 kritere të nevojshme, duhet t’i hiqen vizat”, nga 1 janari i vitit të ardhshëm kjo do të bëhet edhe për Republikën e Kosovës, si vendi i fundit në Evropë, ku vazhdon të ketë ende viza për qytetarët, gjithsesi padrejtësisht”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë ka folur gjithashtu edhe për nenin 7 të propozimit evropian, ku tha se në të flitet për vetmenaxhim të komunitetit serb për një nivel adekuat vetmenaxhimi.

- Advertisement -

Kurti tha se mes Kosovës dhe Serbisë ka vetëm njohje “de facto” e jo vetadministrim e as vetqeverisje.

“Askund Nuk ka kurrfarë autonomie për serbët lokal në Kosovë. Ata janë qytetarë të Republikës sonë dhe unë jam kryeministër edhe i atyre. Në nenin 7 flitet për vetmenaxhim të komunitetit serb për një nivel adekuat vetmenaxhimi. Kjo do të thotë që kemi referencë veçse te marrëveshja kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Nuk ka vetadministrim, nuk ka vetqeverisje, ka veçse njohje de facto ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kryeministri Kurti.

- Advertisement -

Por, kryeministri i vendit gjithashtu u shpreh se në Kosovë nuk mund të ketë njerëz të privilegjuar në bazë të përkatësisë etnike, pasi siç theksoi ai ‘privilegji për dikë, mund të jetë diskriminim për dikë tjetër”.

“Unë nuk jam për t’i diskriminuar, shtypur, shfrytëzuar apo marxhinalizuar serbët. Ne shqiptarët kemi qenë një shekull nën sundimin serb, nuk do të përsërisim asgjë të ngjashme dhe as nuk do të na shkoj mendja asnjëherë, mirëpo gjithashtu nuk mund të kemi super minoritet në Kosovë. Nuk mund të kemi njerëz të privilegjuar në bazë të përkatësisë etnike apo religjioze sepse privilegji për dikë, bëhet diskriminim për dikë tjetër. Andaj unë ju garantoj që nuk do të ketë kurrfarë solucionesh jo transparente e që e minojnë Kushtetuetshmërinë tonë dhe rendin republikan e demokratik”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit