23.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Zyrtarisht shtet laik, por Kryetari i Gjilanit shkurton orarin e punës për zyrtarët që agjërojnë Ramazanin

Rekomandime

Anipse zyrtarisht Kosova është shtet laik, Komuna e Gjilanit, ka nxjerrë vendim që për muajin e Ramazanit, të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak.

- Advertisement -

Ky vendim ështënxjerrë më 23 mars dhe është nënshkruar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ku thuhet se obligohen drejtoritë që të mbajnë evidencë për stafin që agjërojnë.

Sipas vendimit, orari i punës do të filloj nga ora 9:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 24, dhe do të jetë në fuqi deri më datën 20 prill që përkon me fillimin dhe mbarimin e muajit të Ramazanit.

- Advertisement -

Po ashtu thuhet se për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset vetë kryetari i komunës bashkë me drejtorët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit