17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kush është fëmija që ngre flamurin kuqezi ditën e pushtlmit nga Italia fashlste?

Rekomandime

Gazetari Roland Qafoku publikon një foto të rrallë, sjellë një miku i tij, Eugen Shehu.

Është 7 prill 1939 dhe është shkrepur në qytetin e Durrësit.

- Advertisement -

Nuk dihen rrethanat e imtësishme por një fotograf i gazetës “Kombi” ka fiksuar ne celluloid këtë fëmijë duke ngritur flamurin shqiptar ditën që Shqipëria u pu.shtua nga Italia fashlste”- shkruan Qafoku.

Sipas tij, ky xhest dhe ky veprim është më shumë se çdo ar.më e shkrepur ndaj fashlstëve dhe ky fëmijë vlen që shteti dhe historianët ta identifikojënë dhe nëse është ende gjallë ta dekorojnë për këtë që ka bërë.

Me një histori që ende e shkruajmë ndryshe, me gabime me dashje e padashje, me shtrembërime të qëllimta ose jo, kjo foto sa 1 mijë fjalë tregon se 7 prilli nuk ishte thjeshtë dita që mbreti Zog iku por edhe që shqiptarët me 800 mijë banorë bënë rezistencë ndaj shtetit burracak italian me 40 milionë banorë që zbuloi Shqipërinë e gjorë për ta pus.htuar. Ky është një akt I jashtëzakonshëm por dhe fotoja gjithashtu.

- Advertisement -

AJo konfirmon edhe faktet e fundit që përgjatë vijës bregdetare nmë datat 7,8,9 u vr.anë 700 ushtarë italianë nga rezistenca që bën shqiptarët me Abaz Kupin e Mujo Ulqinakun. Megjithatë kjo fotografi është emblem e asaj dite.

Të shpresojmë ta gjejmë cili është ky fëmijë. Faleminderit Eugen!”-shkruan Qafoku.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit