7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

KrimineIë, menaxherë, biznesmenë e politikanë kontrovers, kush janë kumbarët e AIeksandar Vuçiqit?

Rekomandime

Kur prezantoi për herë të fundit numrin e kumbarëve, presidenti serb Aleksandar Vuçiq numëronte 75. Lista është plot ngjyra dhe përfshinë shumë persona të rëndësishëm dhe politikanë, duke përfshirë Vojislav Shesheljin, Nebojsha Stefanoviq, biznesmenin kontrovers Nikola Petroviq, menaxherin Zoran Basanoviq dhe kriminelë të tjerët.

- Advertisement -

Sipas medieve serbe, Vuçiq mburret publikisht se ka shumë kumbarë. Herë-herë shton se as nuk e di kush janë të gjithë kumbarët e tij, por shpeshherë “përpiqen” t’ia kujtojnë Vuçiqit se janë aty. Ata më shpesh e bëjnë me veprimet e tyre, për të cilat bien në sy dhe lidhen me presidentin.

I fundit që tërhoqi vëmendjen është Urosh Paniq, i cili është djali i ish-shokut të Vuçiqit, Petar Paniq. Ky është një kumbarët e njohur të presidentit serb, që disa herë ka rënë në qendër të vëmendjes së publikut, shkruan Nova.rs

Pronari i autolarjes në Zemun, Dejan Videnoviq më herët ka thënë se Paniq ia ka bllokuar hyrjen për shkak se nuk ka pranuar ta lajë makinën falas ose me çmim më të ulët. Ai kontaktoi edhe policinë, por ata thanë se nuk mund të bënin asgjë. I njohur si “Pana” është një kriminel i fuqishëm nga Zemuni, që prej vitesh e ndërtoi reputacionin si një njeri që duhet shmangur.

- Advertisement -

Paniq ka qenë i afërt me ish-udhëheqësin e klanit Zemun dhe ndaj tij është ngritur padi penale për vite me radhë – për rrahje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje. Shumë nga proceset nuk arritën kurrë në gjykatë, disa janë të vjetruara dhe në disa raste ai u dënua me vetëm disa muaj burg.

Ai është i afërt me një numër personash të tjerë, të cilët mund të shihen në shoqërinë e tij si ish-ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, kryetari i Bordit ekzekutiv të SNS-së, Darko Glishiq dhe ministri i për Qeverinë, Goran Vesiq.

- Advertisement -

KRIK kishte zbuluar se ish-ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar derisa ishte duke punuar si mjek, i kishte lëshuar Paniqit raporte me të dhëna të pasakta që e ndihmuan atë të shtynte gjyqet.

Përveç Paniqit, Vuçiq është kumbari edhe i Nikola Petroviqit, një biznesmen kontrovers që u kthye në qendër të vëmendjes pasi aksidentoi McLarenin e tij. Petroviq, anëtar i SNS-së, ishte drejtor i “Rrjetit energjetik të Serbisë”, ndërsa nga 1 janari 2015 ka mbajtur postin e nënkryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë.

Biznesi i Petroviqit ka një shtrirje shumë të gjerë në Serbi. Siç bëhët e ditur, kumbari i Vuçiqit, përveç që është pronar i 10 mini-hidrocentraleve me bashkëpronësi në kompani të caktuara, është i përfshirë edhe në importin e barnave dhe zhvillimin e teknologjive të energjisë diellore dhe zotëron një linjë ajrore që e bleu nga biznesmeni kontrovers Stanko Subotiq.

Gjegjësisht, në dokumentet e zbuluara në “Pandora’s Papers”, i cili zbuloi afera të dhjetëra liderëve botërorë dhe qindra zyrtarëve nga 90 shtete, figuronte edhe emri i Nikolla Petroviqit.

Dihet se Vuçiq është kumbari i liderit radikal Vojisllav Sheshelj dhe lidhjet e tyre janë të shumta. Sheshelj ishte edhe kumbar në pagëzimin e fëmijëve të Vuçiqit, Danilo dhe Milica. Edhe pse ai nuk e fshehu se ishte thellësisht i zhgënjyer nga Vuçiqi për largimin nga kjo parti, Sheshelj më vonë “e qetësoi retorikën” ndaj tij.

Më pak dihet se Vuçiq është kumbari i ish-ministrit Stefanoviq, si dhe i kryetarit të Bordit të SNS-së, Darko Glishiq.

Glishiq është një nga operativët kryesorë dhe njerëzit e besuar të Vuçiqit dhe në prag të formimit të qeverisë së re dhe u përmend si kandidat për ministër. Mirëpo, ai nuk mori një “ulëse” të re, por gjithsesi mbeti në krye të sinkronizimit dhe disiplinës partiake.

Vuçiq është edhe kumbari i menaxherit Zoran Bashanoviq, fëmijën e të cilit ai e pagëzoi. Veç kësaj, presidenti serb ka qenë edhe kumbari në dasmën e Zoran Bashanoviqit, por marrëdhënia e tyre është zbehur ndjeshëm viteve të e fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit