13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Baza e FSK-së në Mitrovicë do emërtohet “Isa Boletini”, do të jetë më e madhja në Kosovë

Rekomandime

FSK-ja tani do ta ketë në dorë një prej kodrave më të larta në Rajonin e Veriut, që ka pamje mbi 4 komuna dhe dhjetëra fshatra.

- Advertisement -

Kodra që ka marrë emrin nga fshati ku gjendet, “Kodra e Cërrnushës”, i është dhënë FSK-së përmes vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka konfirmuar se në Cërrnushë të kësaj komune do të ndërtohet baza më e madhe ushtarake e FSK-së, lajm ky për të cilin Reporteri, ishte mediumi i parë që raportoi.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Forcave të Sigurisë së Kosovës do t’i jepen 191 hektarë në shfrytëzim për ndërtimin e kësaj baze në “Kodrën e Cërrnushës”.

- Advertisement -

“Me ndërtimin e kësaj baze ushtarake të FSK-së, Mitrovicën do ta kemi qytetin më stabil-vendimmarrës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Bahtiri ka propozuar që kjo kazermë të mbaj emrin e heroit, Isa Boletini.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në Cërrnushë të Mitrovicës do të ndërtohet baza ushtarake më e madhe e FSK-së në nivel Kosove.

Ja shumë krenar që propozim tim si kryetar i komunës, Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka miratuar në mënyrë unanime propozim-vendimin për dhënien e pronës së komunës prej 191 hektarë në shfrytëzim të FSK-së, për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës”.

Me ndërtimin e kësaj baze ushtarake të FSK-së, Mitrovicën do ta kemi qytetin më stabil-vendimmarrës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës.

Më këtë rast falënderova zv. ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, z. Enver Dugolli, zv. komandantin e Regjimentit i Tretë, z. Ilir Beqiri dhe nënkolonelin, z. Afrim Veseli, për prezencën e tyre në seancë dhe njëkohësisht iu urova suksese në punën e tyre, si gardian të sigurisë të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast kam propozuar që kjo kazermë të mbaj emrin e heroit “Isa Boletini”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit