5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Më 6 prill nis procesi gjyqësor ndaj Liburn Aliut

Rekomandime

Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se tashmë është caktuar data e mbajtjes së shqyrtimit fillestar në rastin ndaj Liburn Aliut dhe të tjerëve të akuzuar për keq përdorim të detyrës zyrtare.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Milinda Gashi e ka konfirmuar për KALLXO.com se gjyqtari i rastit, Alban Ajvazi, 6 prillin e ka caktuar si datë të mbajtjes së shqyrtimit fillestar ndaj ministrit Aliu.

Të akzuar me Aliun, janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi si dhe Zejnulla Rexhepi.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare për kohën kur ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

- Advertisement -

Sipas informacioneve aktakuza ka të bëjë për mos zbatimin e një plani zhvillimor për ndërtim në Komunën e Prishtinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit