7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Arrestohet shtetasi serb në Jarinjë, sulmoi policin e Kosovës dhe i shkaktoi plagë në kokë

Rekomandime

Një shtetas i Serbisë është arrestuar sot në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Policisë së Kosovës, duke i shkaktuar lëndim trupor.

- Advertisement -

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “Në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, sot më 07.04.2023, rreth orës 16:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një shtetas i Serbisë, i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës”.

Më tej thuhet se “pas refuzimit për hyrjes në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyejë zyrtarët policorë, që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar”.

“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”.

- Advertisement -

Sipas policisë, për rastin është njoftuar prokurori, kurse ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

  

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit