8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

​Mosmarrëveshje rreth pagesës, rrihet menaxheri i lokalit në Skenderaj

Rekomandime

Një menaxher lokali në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj ka pësuar lëndime pasi dy të dyshuar meshkuj, të cilët kishin konsumuar pije në lokal, për shkak të mosmarrëveshjes rreth pagesës, e kanë sulmuar fizikisht atë.

- Advertisement -

Po ashtu, sipas policisë, dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Viktima, pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, është liruar ndërsa të dyshuarit të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia konfirmoi se në konsultim me prokurorin, janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit