2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Teshat e Ramushit nuk të bijnë ty shoku AIbin”

Rekomandime

Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, e kishte mbajtur edhe Taksën 100%, por edhe i kshte ruajtur raportet e mira me aleatët.

- Advertisement -

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Syla ka thënë se teshat e Ramushit nuk i bëjnë, siç shprehet ai, shokut Albin.

“Në kohën e kryeministrit Haradinaj, Kosova e mbajti taksën ndaj Serbisë, pa i prishur raportet me miqtë e aleatët ndërkombëtar”, ka shkruar Syla.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa ishte taksa në fuqi, u bë Ushtria, statusi i Trepçës dhe pavarësia energjetike.

- Advertisement -

“Gjatë kohës sa ishte taksa në fuqi, u miratuan edhe themelimi i Ushtrisë, edhe statusi i Trepçës, e gjithashtu edhe u arrit pavarësia energjetike e vendit.Kryeministri i sotëm po mundohet ta kopjojë Ramushin, por shoku Bin nuk mund të bëhet Ramush, sepse nuk i bijnë tamam teshat e tij. Bini e ka masën S, ndërsa Ramushi veshet XXXL”, ka përfunduar Syla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit