16.9 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Ushtria shqiptare dikur dhe sot (VIDEO)

Rekomandime

Ushtria shqiptare pothuajse e shkatërruar me rënien e komunizmit, ka shënuar përparime që nga anëtarësimi NATO.

- Advertisement -

Ajo, për nga modeli, sot mund krahasohet me përgatitjen ushtarake me vende të zhvilluara, për çka si dëshmi mund të jetë edhe videoja e postuar më poshtë.

Në anën tjetër, në kohën e Enver Hoxhës, Shqipëria kishte investuar shumë më shumë në Ushtri dhe armatim, aq sa konsiderohej si fuçi e rrezikshme baruti në Ballkan.

Kështu, nëse lufta do të fillonte krejt papritur, pa paralajmërime dhe pa përqendrim të trupave armike në vijën e kufirit. Ushtria shqiptare ishte përgatitur që për 2-3 minuta nga shkelja e territorit shqiptar, të hapte zjarrin e parë me mitralozat e rëndë të cilësuara si “armë roje”, apo me anë të batalioneve që gjithashtu quheshin “art-mitraljer”.

- Advertisement -

Kjo sa për fillim, pasi strukturat ushtarake e viteve ‘80 lejonte që për 72 orët e para të mund të viheshin nën armë të paktën 750 mijë njerëz në uniformë.

Më 1951 u ngrit për here të parë avioni luftarak me pilotë shqiptarë. Ushtria shqiptare zotëronte dikur rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG), si dhe 50 helikopterë. Forcat tankiste deri në vitin 1978 ishin mbi 1500 copë, pa llogaritur transportuesit e blinduar, si dhe mjetet amfibe…

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit