Ekipi kosovar në videolojën CS:Go, Bad News Eagles ka filluar me fitore bindëse turneun e madh “Major” që po mbahet në Rio de Janeiro.
Kësaj fitore i është gëzuar kryeministri i vendit Albin Kurti. Duke lënë anash temat aktuale në vend e sidomos zhgënjimin që ua ka dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vendimin për Targat, Kurti gjen kohë te merret me Counter Strike.
Kurti i ka uruar djemtë për fitoren dhe suksesin e arritur.
“Bad News Eagles, ama Bad News vetem pèr kundèrshtaret. Pas suksesit ne Majorin e fundit ne Antëerp dhe kualifikimit tani nè Rio de Janiero, sot filluan garèn e tyre tè parè, ku shkèlqyen me fitore 16:3, ndaj ekipit brazilian 00Nation. Suksese nè garèn tjetèr sonte!”, ka shkruar ai në Instagram.
BNE-ja mposhti të hënën ekipin brazilian “00Nation” me rezultat 16:3.
Përballja u luajt në hartën “Vertigo”.
Për BNE-në është paraqitja e dytë në një Major. U paraqit më herët edhe në Atëerp këtë vit.
Fituesi i turneut merr 500 mijë dollarë.