10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Laura, kampione evropiane

Rekomandime

Laura Fazliu ka fituar titullin e kampiones evropiane. Xhudistja kosovare të premten mbrëma në Sarajevë fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 63 kilogramë, në Evropianin U23. Në finalen shumë të fortë dhe interesante, Laura e mposhti gjermanen Annabelle Winzig.

Laura prej fillimit kërkoi hedhjen. Por ishte gjermanja që realizoi uazari. Laura megjithatë nuk u zbraps dhe barazoi me një uazari. Pak sekonda para fundit, Laura realizoi hedhje të bukur për Ippon.

- Advertisement -

Është medalja e parë e artë e Laura Fazliut në gara me nivel. Evropiani U23 llogaritet si ngjarje për seniorët e rinj, ndërsa në të marrin pjesë xhudistët më me perspektivë në kontinent.

Laura në raundin e dytë e kaloi lituanen Aida Vasiliauskaite. Ndaj saj realizoi hedhje të bukur për Ippon. Më pas e mposhti italianen Flavia Favorini, po ashtu me hedhje për Ippon. Në gjysmëfinale e kaloi hungarezen Brigitta Varga të cilën e mposhti me uazari.

Xhudistja 22-vjeçare në fund të prillit fitoi medaljen e argjendtë në Evropianin për seniorë. Vjet ka fituar medalje bronzi në Grand Prix të Zagrebit. Në Evropianin U23 kishte fituar medalje të bronztë në vitin 2020, ndërsa ka medalje të mëdha në grupmoshën e junioreve. Ishte e treta në botë në vitin 2019, ndërsa në Evropianin e junioreve ka një medalje të bronztë në vitin 2019 dhe një të argjendtë në vitin 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit