Ditë më parë u pensionua profesori nga Malisheva, Jonuz Kastrati, i cili nuk pranoi t’i bëhet një organizim e as t’i dhurohet mirënjohje.
Megjithatë ish-nxënësit e tij kanë shprehur mirënjohjen për të.
Dardan Krasniqi, ish-nxënës që e ka pasur edhe kujdestar klase Kastratin, përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohjen dhe ka uruar për pensionimin, duke vlerësuar figurën e tij, shkruan AlbanianEducation.net.
Krasniqi, ka shkruar se Prof. Kastrati mbetët shembull i angazhimit kontributit jo vetëm me ditar e shkumës në dorë por edhe i shëmbëlltyrës për familje, shoqërinë dhe kombin!
Postimi i tij:
Një shenjë falenderimi dhe mirënjohje për kujdestarin tim me rastin e pensionimit!
E zgjodha këtë foto me qëllim për të përshkruar jetën dhe veprën e mësuesit e kujdestarit tim me rastin e pensionimit dhe 65 vjetroit të lindjës, Prof. Januz R. Kastrati! Nuk po flas vetëm nga përshtypja ime por edhe në emrin e një brezi të shokëve të mijë!
Prof. Kastrati mbetët shembull i angazhimit kontributit jo vetëm me ditar e shkumës në dorë por edhe i shëmbëlltyrës për familje, shoqërinë dhe kombin!
Njeri me dilegjencë të lartë pasion e zell për punë deri në ditën e fundit kur e la ditarin por jo angazhimin për këshilla e përpjekje për të mirën e vendit!
Përsonalisht kam shumë çaste që nga 1992 me profën, por po e veqojë atë të 15 tetorit 2004 të humbjës tragjike të 15 maturantëve, ku me qëllim i zgjodha edhe fotot për të kujtuar se e dhimbshme për këtë brez ka qene jeta!
Sa përplasje ka patur ky brez i madh i gjeneratës tonë! Që edhe në dhimbje kanë shfaqur krenari e dashuri!
Profesor të jam e jemi mirënjohës tërë jetën për kontributin tuaj!
E gëzofshë pensionimin❤️