2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Petkoviq e nis me propagandë, pretendon se policia kosovare hoqi posterë të Trump-it në veri

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, ka nisur menjëherë me fushatë propagande se gjoja Policia e Kosovës ka hequr posterë të Donald Trump në veri, të cilët u vendosën nga disa serbë lokalë Mitrovicë të Veriut.

Petkoviq në “X” ka postuar një fotografi ku pretendon se një polic po heq poster të Trump, ndonëse askund nuk shihet që të jetë poster i Trump-it. Për më tepër, rasti pretendohet të jetë në Leposaviq, kurse fotografitë e tjera të bashkëngjitura shihen të jenë në Mitrovicë të Veriut.

- Advertisement -

“Niveli i hipokrizisë së regjimit në Prishtinë në fjalët e tyre uruese për Presidentin Trump më së mirë tregohet me sjelljen e policisë së Kosovës ku po shqyejnë posterë të Trump-it në Leposaviq”, ka shkruar Petkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit