4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kërcënon edhe Ana Brnabiq: Nëse vijnë prapë dronë nga Kosova, do t’i rrëzojmë

Rekomandime

Mediat beogradase kanë pretenduar se baza e ushtrisë së Serbisë në Rashkë është vëzhguar nga dronët të vegjël komercial, e të cilët mund të jenë në dispozicion të FSK-së. Kjo ka nxitur reagime edhe nga Qeveria e Serbisë.

Kryeministrja, Ana Bërnabiq dhe ministri i mbrojtjes, Milosh Vuçeviq kanë akuzuar autoritetet e Kosovës lidhur me këtë veprim.

- Advertisement -

“Ashtu është, dronët filmuan një pozicion në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe dy kazerma. Për këtë jam informuar nga Presidenti i Republikës dhe ka dhënë urdhër që të forcohet mbrojtja në ajër, e cila tashmë është një gjendje e përhershme. Nëse kjo ndodh përsëri, ne do të rrëzojmë të gjithë dronët. Nuk do të jepja më shumë informacion, presidenti do të thotë më shumë për këtë”, ka thënë Bërnabiq.

Kurse ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha se ata nuk e dijnë se të kujt janë dronët që fluturuan mbi zonën e Merdarës dhe Rashkës. “Por e dimë se erdhën nga territori i Kosovës”, tha ai.

Krejt të pavërteta, i ka quajtur ministri kosovar i mbrojtjes, Armend Mehaj, pretendimet se ka pasur drona të panjohur që janë futur në territor të Serbisë dhe se gjoja kanë ardhur nga territori i Kosovës.

- Advertisement -

Çfarëdo diskursi i tillë, Mehaj tha se shërben vetëm si pretekst i Serbisë për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit