8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Flet serbi që iu dogj vetura në Zubin Potok: I mbijetuam tmerrit

Rekomandime

Që nga paslufta, veriu i Kosovës ende është i tensionuar. Edhe pse jo vazhdimisht, në këtë anë shpesh herë ka patur eskalim të situatës e provokime nga më të ndryshmet nga ana e serbëve.

- Advertisement -

Ngjashëm ka ndodhur edhe së fundi, ku shumë qytetarëve serbë në veri po i digjen veturat e lokalet, në momentin që vendosin që të ri-regjistrojnë automjetet e tyre, të largojnë targat ilegale dhe të vendosin ato RKS.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur edhe mbrëmë, ku një serbi nga Zubin Potoku iu është djegur vetura e tipit “Hyundai”, me targat RKS.

Ngjarja ndodhi rreth orës tre të mëngjesit.

- Advertisement -

“Njësitet relevante policore nga stacioni policor Zubin Potok, i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe kanë njoftuar ekipin e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë po ashtu në vendin e ngjarjes.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS”,thuhet në njoftimin e policisë.

Por personi të cilit iu dogj vetura është Bojan Bozoviq.

- Advertisement -

Ai ka konfirmuar vetë rastin në fjalë, derisa ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier që reagoi në lidhje me këtë rast.

Ndër të tjerash ai tha se vetura e tij është regjistruar që mori e ka 16 vite regjistrim RKS.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit