7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Musliu i reagon ish-menaxheres së “Orendës”: Hesht tani, fajin e paske edhe ti

Rekomandime

Në qendrën për të moshuar “Orenda” ka pasur parregullsi, pakujdesi dhe kërcënime edhe para se të publikohej rasti i të moshuarës të mërkurën, ka thënë Viola Sahatçiu e cila në Facebook ka shkruar se ka punuar si menaxhere në këtë qendër.

Ajo ka shkruar se kjo qendër që nga fillimi “u hap për të gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve”.

- Advertisement -

Ndaj këtij postimi të saj ka reaguar ashpër deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu ka shkruar se reagimi i Viola Sahatçiut tani është i vonshëm dhe rastet e tilla është dashur të denoncohen.

“Edhe ky postim është i gërditshëm!

- Advertisement -

Nuk mjafton dorëheqja është dashtë me kohë të denoncohen rastet qe ka parë. “Videoja e publikuar është një reflektim i vogël të asaj çka ka ngjarë” paska thënë zonja në fjalë, pale sa i moshuari ka pësuar nga heshtja e saj. Prandaj më mirë le të hesht edhe tani. Je vonuar zonjë e nderuar një pjesë të fajit e paske edhe ti!”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit