11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Ia nguci motrën, ai e rrah fort e keq kryetarin e Zubin Potokut

Rekomandime

Srdjan Vulovic është rrahur keq mbrëmë nga perosni të cilit ja kishte ngacmuar motrën seksualisht. Fala është për presonin me nofkën ‘Grizli’ të Zubin Potokut, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Të premten që shkoi rreth orës 19:00 është rrahur rëndë dhe lënduar kryetari i komunës së Zubin Potokut Srgjan Vulovic.

Rrahja ka ndodhur në një kafiteri në fshatin Varage të Zubin Potokut. Vulovic është rrahur nga Milosh Cucovic-Grizli nga fshati Varage për shkak se kryetari i komunës Vuloviq e ka ngacmuar seksualisht motrën e Cucoviqit, Nevenën.

Vuloviq ishte me dy serb të Bosnjës të cilët dyshohet se Lista Serbe i ka ftuar për t’i frikësuar banorët serbë të Kosovës që mos të votojnë parti tjetër serbe në Kosovë, përveç Listës Serbe gjatë zgjedhjeve të 6 Tetorit. Sipas Televizionit Publik, (rtk) dy serbët e Bosnjës po qëndrojnë në Qendrën për Sport dhe Rekreacion në Liqenin e Ujmanit që është përuruar vitin e kaluar nga Vuçiq.

- Advertisement -

Policia e Kosovës që operon në atë pjesë nuk kanë guxuar ta paraqesin rastin edhe pse i tërë lokali ku ka ndodhur rrahja është demoluar tërësisht. Ky rast dëshmon që Lista Serbe do të përdorë metodat e njëjta të frikësimit, shantazhit, dhunës psikike e edhe fizike për të frikësuar serbët e Kosovës në mënyrë që ata të mos mund të votojnë të lirë me 6 tetor.

Siç mund të shihet edhe nga rasti i fundit qytetarët serbë e kanë humbur durimin nga presioni i tmerrshëm i vazhdueshëm që iu bëhet atyre nga Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi zyrtarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit