9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Bastiset shtëpia e ish-kryeprokurorit Haxhi Dërguti të aferës 150 mijë euroshe

Rekomandime

Shtëpia e ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti është bastisur në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës /raporton kallxo.com.

Kjo bastisje, siç mëson KALLXO është udhëhequr nga prokuroria speciale.

- Advertisement -

Dy persona kishin premtuar që do t’ia zgjidhnin një lëndë përmbarimore biznesmenit Sali Dakaj. Për këtë, Dakaj duhet të jepte 300 mijë euro ryshfet. Ato planifikohej t’i shkonin ish-Kryeprokurorit të Apelit. Sekserët ishin Hasan Morina e Liridon Fandaj. Ish-kryeprokurori i Apelit ishte Haxhi Dërguti.

Biznesmeni ka konfirmuar se 150 mijë euro ua kishte dhënë dy sekserëve, dhe të njëjtit i kishin thënë se ato para i ka marrë ish-kryeprokurori tash avokati Haxhi Dërguti. Si pasojë kishin ardhur edhe disa takime të biznesmenit Dakaj me ish-kryeprokurorin, ku ai i premton se do të takohet me gjyqtarë për t’ia zgjidhur lëndën.

Si nisi afera e dyshimtë korruptive?

- Advertisement -

Biznesmeni Sali Dakaj kishte një lëndë përmbarimore në Gjykatën e Prishtinës. Vlera shkonte në 3 milionë euro. Që kjo lëndë të ktheje në favorin e Dakajt, i ishin kërkuar 300 mijë euro fillimisht.

Këtë e kishin bërë Hasan Morina e Liridon Fandaj, ish-shef i asamblistëve të Vetëvendosjes në Suharekë. Atij i ishte paraqitur Fandaj duke i thënë se ka persona që mund t’ia përfundojnë lëndën në favor. Dy sekserët e dyshuar në këtë rast, Morina e Fandaj ishin takuar bashkë me Dakajn.

- Advertisement -

Aty biznesmenti ia kishin marrë 150 mijë euro, të cilat i kishin thënë se po i dërgojnë te Kryeprokurori i Apelit në atë kohë, Haxhi Dërguti. Ish-kryeprokurori tash avokat, Haxhi Dërguti, e kishte konfirmuar që është takuar disa herë me biznesmenin Dakaj, por asnjëherë që ka marrë para nga ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit