Monday, July 22, 2024

Hysni Gucati i përkeqësohet gjendja/ Raportohet se i është nënshtruar edhe një operacioni

- Advertisement -
- Advertisement -

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati raportohet se i është nënshkruar edhe një tjetër operacioni sot.

Siç raportohet në media, Gucati është operuar në orët e mëngjesit, si pasojë e komplikimeve që kishte nga operacioni i parë.

Reporteri.net ka kontaktuar me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, por ata kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë informatë në lidhje me këtë çështje.

- Advertisement -

Ai kishte pasur një operim në këmbë edhe kah mesi i muajit të kaluar. Operacioni sipas familjarëve të Gucatit, kishte qenë shumë i komplikuar.

Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale në maj të këtij viti për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar.

Kryetari i trupit gjykues shpalli aktgjykimin duke njoftuar dënimin me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura