8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bislimi dje i ftoi anëtarët e Listës ‘Guxo’ të kthehen në LDK, ja si i përgjigjet Haxhi Avdyli

Rekomandime

Deputeti i Listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli ka folur për thirrjen që u bëri dje anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi për rikthimin në shtëpinë e tyre, pra në LDK.

Avdyli në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7 u ka uruar sukses atyre në zgjedhjet lokale, ndërsa thotë se ndryshimi i madh nga koalicioni VV dhe Lista Guxo do të ndodhë edhe në nivel lokal.

- Advertisement -

“Mendoj që koalicioni që do ta kemi shumë shpejt mes VV-së dhe Listës sonë, krijon premisa që ndryshimi i vërtet do të ndodhë edhe në nivel lokal. Ndryshimi që ka ndodhur në LDK është meritë edhe e jona. Ne u urojmë sukses kolegëve (në LDK), nuk kemi asgjë kundër tyre”, thotë Avdyli.

E liderin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Haxhiu e konsideron si njeri të mirë dhe pa afera korruptive.

“Unë nuk mundem me fol keq për Lumirin, sepse e konsideroj që është njeri i mirë dhe pa afera korruptive”, shtoi Avdyli.

- Advertisement -

Bislimi dje në ‘DPT te Fidani’ tha se arsyeja pse ata janë larguar nga LDK-ja ka qenë për shkak të lidershipit, ndërsa sot thotë se është një lidership tjetër.

“Arsyeja që ata janë larguar kanë qenë për shkak të lidershipit të LDK-së, ndërsa tash është ndërruar lidershipi. Do të ishte politikisht korrekte që të gjithë ata përkrahës të rikthehen në LDK, në shtëpinë e tyre”, tha Bislimi.

- Advertisement -

Ai madje tha se rikthimi i tyre në LDK do të ishte gjëja më korrekte që do të duhej të ndodhte në këto zgjedhje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit