10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Serbi vret me thikë gruan e tij shqiptare në Austri

Rekomandime

Një shtetas serb 59-vjeçar ia ka marrë jetën sot gruan e tij shqiptare 50-vjeçare në Innsbruck të Austrisë.

- Advertisement -

Sipas policisë së provincës austriake të Tirolit, serbi, i cili ende nuk ka arritur të identifikohet, suImoi me thlkë gruan në një apartament të përbashkët, e cila nuk arriti t’u mbijetojë pIagëve, raporton mediumi austriak “Kronen Zeitung”.

Policia u lajmërua për rastin rreth orës 9:30. Me të arritur, në banesën ku jetonte çifti, gjetën në dysheme trupin e pajetë të gruas.

“Të gjitha tentativat për reanimim rezultuan të pasuksesshme”, njoftoi kryeprokurorja Katja Tersch.

- Advertisement -

Sipas mediumit austriak, mjeti me të cilën është kryer mizoria është një thikë kuzhine. Dorasi u gjet në banesë dhe u arrestua menjëherë. Ai nuk rezistoi përgjatë arrestimit.

Përgjatë ditës së sotme pritet të kryhet autopsia e të ndjerës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit