20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Haradinaj tregon se a kanë folur me LDK-në për postin e Presidentit

Rekomandime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e sheh të vështirë refuzimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Kushtetuese për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Ish-kryeministri e sheh të pamundur mohimin nga Kushtetuesja për krijimin e qeverisë së re nga partia e dytë. Në të kundërtën thotë se rrezikohet seriozisht demokracia në vend.

- Advertisement -

Haradinaj thotë se nuk është kohë e duhur që vendi të shkojë në zgjedhje.

Unë e shoh si të pamundur me iu mohua edhe të dytit me e bë qeverinë kur i pari nuk e bënë.

Sepse rrezikohet krejt demokracia jonë, nga fakti se sa herë që kemi zgjedhje nëse i pari nuk arrin me bë atëherë do na duhet me shkua prapë në zgjedhje.

- Advertisement -

E shoh bukur të vështirë me u shpall dekreti ta zëmë jo kushtetues.

Ne jemi subjekt politik i qëndrueshëm e funksional punojmë edhe nuk e kemi shqetësim çështjen e zgjedhjeve sa i përket Aleancës.

- Advertisement -

Shqetësim do të ishte koha në këtë rast, që do ishte e gjatë e humbur dhe në vend që me pas një qeveri që është menjëherë e mandatuar nga parlamenti që me iu kushtua temave ekonomike e të tjera atëherë kishte me u humbur bukur shumë kohë me zgjedhje e pastaj me krijim të qeverisë kështu që ne do e humbshin krejtësisht këtë vit, dhe nuk besoj qe është kohë e duhur”, tha ai.

Kreu i AAK-së për KosovaPress thotë se çështja e postit të presidentit nuk është përfshirë fare në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet LDK-së-AAK dhe Nismës.

Nuk kemi pasur bisedë për presidentin me LDK-në. Ne e kemi vetëm atë që e kemi nënshkruar në marrëveshje, por posti i presidentit ose mënyra e zgjedhjes ose ajo çka do ndodh nuk është pjesë e diskutimit”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar edhe deklarimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për kërcënimin nga organizata e ashtuquajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Thotë se kryeministri është përgjegjës për sigurinë e secilit qytetar të vendit dhe nëse ndjehet i rrezikuar duhet të veprojnë mekanizmat e sigurisë.

Kryetari i qeverisë është përgjegjës për sigurinë e të gjithë neve edhe të vetës, edhe mekanizmat tjerë tash është ndoshta e hezitueshme prej kryeministrit me dal me këso vlerësimesh.

Më mirë është me i lënë mekanizmat e sigurisë në këtë rast hetuesinë, policinë, inteligjencën me dhënë vlerësimin se sa seriozë është ky kërcënim”, theksoi ai.

Kujtojmë, që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit