Rishi Sunak i ka kërkuar Sekretarit të Brendshëm të tij të nënshkruajë marrëveshjen, më të rëndësishme se kurrë më parë, me francezët për të trajtuar emigrantët e paligjshëm.
Kryeministri britanik do të takohet nesër me presidentin francez Emmanuel Macron në samitin COP27 në Egjipt për të sqaruar detajet.
Marrëveshja, të cilën Mbretëria e Bashkuar shpreson ta nënshkruajë në javët e ardhshme, do të nënkuptonte një rritje të oficerëve francezë që patrullojnë vijën bregdetare.
Marrëveshja vjen pas alarmit të ngritur nga Britania për numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin e La Manshit. Daily Mail thekson se shqiptarët paguajnë mijëra paund për të shkuar në Britani dhe ngrejnë pretendime të rreme për të përfituar azil.