Deputetja e Partisë Demokrtatike, Grida Duma ka dorëzuar ditën e sotme mandatin e deputetes.
Në një konferencë urgjente për mediat ajo deklaroi se do të largohet nga politika për tu bërë pjesë e një projekti të ri mediatik.
Vendin e Dumës në Kuvend pritet ta zërë moderatorja Oriela Nebiaj, duke bërë në këtë mënyrë një rrokadë mes saj dhe Dumës.
Nebiaj ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.
Kujtojmë që një ditë më parë pati një tjetër dorëzim nga ana e deputetëve të PD që ishte ai i Alfred Rushajt, vendin e të cilit në Kuvend do ta zërë Petrit Doda.