9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Filmi i shkurtër amerikan që kishte çmendur Serbinë

Rekomandime

Një videoxhirim i NATO-s, i publikuar kohë më parë përmes YouTube flet për misionin e kësaj aleance në Kosovë më 1999, ndërsa mediat e Beogradit shfaqin habinë pse kjo ndodh tani, duke thurur spekulime politike në stilin e tyre të intrigave.

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jonathan Parish, në një moment në videoxhirim thotë se “konflikti në Kosovë shkaktoi krizë humanitare, e cila ishte shndërruar në kërcënim për stabilitetin e rajonit, dhe për këtë shkak ndërhyrja ishte e domosdoshme”, citojnë mediat e Beogradit.

- Advertisement -

Ajo që NATO dëshiron ta bind opinionin është se nuk kishte zgjidhje tjetër pos të ndërhyjë, meqë shqiptarët e Kosovës po përballeshin me spastrimin etnik që po e zbatonte presidenti i atëhershëm i RFJ-së Sllobodan Millosheviqi i cili ishte i painteresuar për zgjidhje paqësore”, thekson gazetari i Rusia Today, Nebojsha Miliq.

Sipas tij, “Zgjidhja paqësore që e kishte propozuar Aleanca, në fakt ishte ultimatum për të cilin dihej se do të refuzohej”./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit