Dje në Vjenë ka humbur jetën një 45 vjeçar nga Kosova, i ndjeri ka pësuar suIm kardiak dhe gjatë drejtimit të veturës ka humbur kontrollin, në një nga autostradat në periferi të Vjenës.
Sipas informacioneve nga familja, i ndjeri është Burim Bacaliu nga fshati Kijevë, komuna e Malishevës. I ndjeri ka pësuar sulm kardiak dhe gjatë drejtimit të veturës ka humbur kontrollin.
Ai kishte më shumë se 25 vjet që jetonte e punonte në Vjenë të Austrisë.
I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 12 vjeçe.