9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

​Ministri serb i Mbrojtjes: Përsëri dronë në kufirin Kosovë-Serbi

Rekomandime

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se gjatë natës së kaluar ka pasur dronë në vijën administrative me Kosovën dhe në qarkun administrativ të Rashkës.

Vuçeviç u shpreh se nuk mund të thotë se i kujt i përkasin dronët, por se disa janë aktivizuar nga qytetarë serb, shkruan Euronews Serbia.

- Advertisement -

“Në mesin e dronëve të vëzhguar ka edhe ata të KFOR-it. Sigurisht që dronët nuk regjistrojnë peizazhe në natyrë, por janë të fokusuar në regjistrimin e pozicioneve të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Disa hyjnë në Zonën Tokësore të sigurisë, disa edhe në territorin e Serbisë Qendrore. Disa janë ushtarake, e disa janë gjysmë komerciale, të cilat kanë kamera dhe mund të mbajnë disa gjëra të tjera”, theksoi ai.

Sipas tij, pajisja dhe fuqizimi i mëtejshëm i Forcave të Armatosura është diçka thelbësore për sigurinë e Republikës së Serbisë dhe ruajtjen e sovranitetit të vendit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit