0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Opozita bojkoton seancën për shkak të koeficientit, Konjufca iu thotë të mos e marrin mëditjen

Rekomandime

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë kritikuar Qeverinë Kurti për caktimin e vlerës së koeficientit të pagave në 105 euro. Deputetë të Lidhjes Demokratike, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e kanë lëshuar seancën e Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se shprehin zhgënjimin e tyre për këtë koeficient, të cilin e quajti një koeficient të mjerimit dhe se sipas tij, demotivon të gjithë të rinjtë e të rejat që duan të jenë pjesë e administratës.

- Advertisement -

“Si grup parlamentar kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë çështje, sepse e thellon edhe më shumë krizën tonë”, tha Tahiri.

Pasi konfirmuan largimin e tyre, Konjufca kërkoi që ata të mos i marrin mëditjet, për çka Tahiri pranoi.

Seancën e lëshuan edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, tha se koeficienti i pagave nuk adreson as për së afërmi çështjen e inflacionit.

- Advertisement -

“Kjo Qeveri që glorifikon krimin, që mbron korrupsionin e Martin Berishajt, që rrit tatimin ndaj qytetarëve dhe nuk merr asnjë masë që lehtëson jetën e qytetarëve të Kosovës, nuk mund të presësh që të ketë zgjidhje për punëtoritë e sektorit publik”, u shpreh Gashi.

Ndërsa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, Qeverinë Kurti e ka quajtur qeveri të mashtrimeve.

- Advertisement -

“Nga këto veprime të Qeverisë keni ardhur në Qeveri me mashtrime. Po vazhdoni të mashtroni, ju nuk dini gjë tjetër, vetëm të mashtroni. A po ju vjen turp? Kur është miratuar për herë të parë me koeficient 129 keni qenë ju që nuk e keni përkrahë. Është dashur të ketë diskutim publik për atë koeficient por ju e keni mbajtur të fshehtë. Në këtë gjendje ekonomike dhe sociale nuk ju ndihmoni qytetarëve”, ka thënë Kadrijaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit