Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, u ka reaguar partive opozitare, të cilat e kritikuar për mostransparencë dhe fshehje të diskutimeve në Bruksel.
Kurti e ka përmendur Gabriel Escobarin, të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Përëndimor, duke theksuar se të njëjtat fjalë opozita do të duhej t’ia thoshte edhe atij.
- Advertisement -
“Unë ju inkurajoj që ashtu siç jeni të vendosur për Kosovën se nuk pranojmë asgjë që nuk e ka njohjen reciproke në qendër, nuk pranojmë kurgjo që s’është marrëveshje finale. Aman qëto ja thuani qështu me të njëjtin zell edhe Escobarit. Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë” – tha ai.